Aktualitet

‘Sfidat e Prokurorisë’, Soreca: BE nismë për krimet financiare. Yuri Kim: Korrupsioni po pengon investimet

3 Mars 2020, 07:10 Nga DOSJA
‘Sfidat e Prokurorisë’, Soreca: BE nismë për krimet

TIRANË- Mëngjesin e sotëm u zhvillua konferenca mbi “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”. Në fjalën e tij kryeprokurori,  Olsian Çela deklaroi se ka një mungesë të magjistratëve në organet e drejtësisë pasi shumë prokurorë dhe gjyqtarë nuk janë konfirmuar në detyrë. Ai tha se organet janë në një situatë emergjence pasi ka shumë ngarkesë në punë. Kryeprokurori theksoi se objektiv primar mbetet forcimi i pavarësisë së prokurorëve. Ndërsa, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca deklaroi se shumë shpejt do të ketë një nismë të re të BE-së, e cila ka të bëjë me krimet financiare.

Fjalën në këtë konferencë e mori edhe ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, e cila nënvizoi se korrupsioni është problemi kryesor në Shqipëri. Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi ngriti shqetësimin se sistemi i prokurorisë tek ne mbetet i nënfinacuar. Po kështu, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja bëri thirrje për bashkëpunim që të luftohet krimi në vend.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet olsian cela sfidat e prokurorisë së përgjithshme yuri kim olsian cela sfidat e prokurorisë së përgjithshme yuri kim

Sondazh

Poll