Aktualitet

3 Mars 2020, 07:30 Nga DOSJA

Durrës- Detaje të reja kanë dalë nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, ku u ekzekutuan me armë zjarri Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët kanë vrarë me pistoletë dy të rinjtë dhe dyshohet se ata ishin vrasës me pagesë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë natës Policia ka shoqëruar 45 persona, disa prej të cilëve nuk janë nga Durrësi.

Për ngjarjen e rëndë, familjarët e Anxhelo Avdias, kanë deklaruar se i riu nuk kishte konflikte apo hasmëri me njeri. Ata janë shprehur se ai kishte vetëm 10 ditë që ishte kthyer nga Anglia.

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku u ekzekutuan me armë zjarri Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza. Viktimat ishin duke ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe është liruar në vitin 2010. Dy pistat ku po heton policia janë prishja e pazareve të drogës dhe ndonjë konflikt i mëparshëm mes viktimave dhe autorëve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anxhelo avdia dorian shkoza vrasje e dyfishte ne durres anxhelo avdia dorian shkoza vrasje e dyfishte ne durres

Sondazh

Poll