Aktualitet

Arben Kraja thirrje institucioneve të tjera: Duhet bashkëpunim i fortë të luftojmë krimin

3 Mars 2020, 09:29 Nga DOSJA
Arben Kraja thirrje institucioneve të tjera: Duhet bashkëpunim i

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme”. Në fjalën e tij, Kraja është shprehur se duhet që të gjitha institucionet të kordinojnë forcat me njëri-tjetrin.

Është e nevojshme që të kemi bashkëpunim të fortë me njëri-tjetrin, siç është lufta kundër parave të krimit, pasi duhen shumë hallka për të arritur deri në marrjen e pasurive të cilat nuk janë në burime të pastra”, tha Arben Kraja.

Sot u zhvillua konferenca për sfidat e Prokurorisë. Ambasadorja Yuri Kim deklaroi se problem në Shqipëri është korrupsioni dhe po pengon investimet. Nga ana tjetër Soreca u shpreh se shumë shpejt do të ketë një nismë të re të BE-së, e cila ka të bëjë me krimet financiare. Ndërsa, krerët e instucioneve shqiptare theksuan se duhet një bashkëpunim më i thëllë për të ecur përpara drejtësia.

(A.B. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja sfidat e drejtesise sfidat e prokurorisë së përgjithshme arben kraja sfidat e drejtesise sfidat e prokurorisë së përgjithshme

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2020, 07:30

Durrës- Detaje të reja kanë dalë nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, ku u ekzekutuan me armë zjarri Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoz...