Aktualitet

Olsian Çela: Kemi mungesë të magjistratëve, jemi në situatë emergjence pasi ka ngarkesë në punë, objektiv mbetet forcim

3 Mars 2020, 08:47 Nga DOSJA
Olsian Çela: Kemi mungesë të magjistratëve, jemi në

TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela në konferencën “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi” ka deklaruar se objektiv primar mbetet forcimi i pavarësisë së prokurorëve. Ai theksoi se nga Vettingu janë larguar shumë gjyqtarë dhe prokurororë dhe për shkak të kësaj ka ngarkesa në punë.

“Organet e drejtësisë kanë mungesë të theksuar të magjistratëve. Reforma në drejtësi është ende në proces. Reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime rrënjësore.  Edhe pse procesi i vetingut nuk ka arritur ende në mesin e rrugëtimit të tij nga pikëpamja sasiore, organet e drejtësisë po ballafaqohen me mungesa të theksuara në burime njerëzore për shkak të largimeve të magjistratëvve nga procesi i rivlerësimit kalimtar, ndërkohë që një pjesë e madhe e magjistratëve janë ende në proces apo nuk e kanë nisur procesin. Shtimi i ngarkesës së punës në çdo prokurori ka krijuar një situatë emergjence, pasi ndërsa jemi në vitin e katërt të reformës, ende nuk ka një perspektivë të qartë se kur sistemi do të funksionojë me kapacitete të plota.  Objektiv primar mbetet forcimi i  pavarësisë sëprokurorëve.”, u shpreh Olsian Çela. 

Sot u zhvillua konferenca për sfidat e Prokurorisë. Ambasadorja Yuri Kim deklaroi se problem në Shqipëri është korrupsioni dhe po pengon investimet. Nga ana tjetër Soreca u shpreh se shumë shpejt do të ketë një nismë të re të BE-së, e cila ka të bëjë me krimet financiare. Ndërsa, krerët e instucioneve shqiptare theksuan se duhet një bashkëpunim më i thëllë për të ecur përpara drejtësia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet olsian cela sfidat e prokurorisë së përgjithshme olsian cela sfidat e prokurorisë së përgjithshme

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2020, 07:30

Durrës- Detaje të reja kanë dalë nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, ku u ekzekutuan me armë zjarri Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoz...