Aktualitet

Gent Ibrahimi: Ndërkombëtarët presin hetime, por sistemi i prokurorisë tek ne mbetet i nënfinancuar

3 Mars 2020, 09:31 Nga DOSJA
Gent Ibrahimi: Ndërkombëtarët presin hetime, por sistemi i

TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në konferencën “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi” ka deklaruar  se njerëzit presin drejtësi, por për Prokokurinë nuk ka financime. Ai u shpreh sistemi i prokurorisë tek ne mbetet i nënfinacuar.

“Miqtë tanë ndërkombëtarë me të drejtë presin rezultate nga hetimet, në përgjithësi suksesi ynë do të varet në një pjesë të madhe nga kjo. Ka fatorë të tjerë, si politikat ekonomike shoqërore, që natyrisht që ndikojnë në suksesin apo dështimin si shoqëri, por në këtë listë do të fusja suksesin në ushtrimin e ndjekjes penale.  Sistemi i prokurorisë tek ne mbetet i nënfinacuar, nuk ka mjaft para për të mbështetur sistemin. Besoj se Çela do të bëjë një revolucion, pasi rezultatet nuk kanë për të ardhur kurrë nëse sistemi i prokurorisë nuk financohet si duhet”, u shpreh ai. 

Sot u zhvillua konferenca për sfidat e Prokurorisë. Ambasadorja Yuri Kim deklaroi se problem në Shqipëri është korrupsioni dhe po pengon investimet. Nga ana tjetër Soreca u shpreh se shumë shpejt do të ketë një nismë të re të BE-së, e cila ka të bëjë me krimet financiare. Ndërsa, krerët e instucioneve shqiptare theksuan se duhet një bashkëpunim më i thëllë për të ecur përpara drejtësia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi sfidat e prokurorisë së përgjithshme gent ibrahimi sfidat e prokurorisë së përgjithshme

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2020, 07:30

Durrës- Detaje të reja kanë dalë nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, ku u ekzekutuan me armë zjarri Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoz...