Politike

Andi Bejtja i përgjigjet ambasadores Kim: Femrat i kanë rrobat e banjos me flamurin amerikan

2 Mars 2020, 20:31 Nga DOSJA
Andi Bejtja i përgjigjet ambasadores Kim: Femrat i kanë rrobat e

TIRANË- Analisti Andi Bejtja i është përgjigjur ambasadores se SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila sot u shpreh se ishte e habitur nga valvitja e flamurit amerikan në manifestimin e Metës. Në një reagim në Facebook, shkruan se Kim mund të ketë ngatërruar popull dhe shkruan se shqiptarët kanë lidhje të fortë me amerikën. Më tej Bejtja shkruan se në Shqipëri femrat i kanë rrobat e banjos me flamurin amerikan.

Këtë punën e Juri Kim për punën e Flamurit Amerikan të valëvitur në manifestimin për Kushtetutën kur e Meta e bëri të qartë që po përshëndeste shqiptarët e ardhur nga USA vështirë ta shpjegosh…. Madje ka ngatërruar dhe shumë popull: duke filluar që nga ata që e mbajnë flamurin amerikan në ballkone dhe në ditën e hashures si dhe ato femra që i kanë rrobat e banjos me flamurin amerikan…”, shkruan në Facebook Andi Bejtja.

Sot ambasadorja e SHBA, pas manifestimit të Metës tha se nuk e kuptoi me në manifestimin e metës që e quajti protestë ishte dhe flamuri amerikan. Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi bejtja manifestimi i metes tubimi ne 2 mars yuri kim andi bejtja manifestimi i metes tubimi ne 2 mars yuri kim

Sondazh

Poll