Politike

‘Ishte protestë, jo manifestim’/ Ambasada Amerikane nuk mbështetit tubimin e Metës, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Shp

2 Mars 2020, 18:08 Nga DOSJA
‘Ishte protestë, jo manifestim’/ Ambasada Amerikane nuk

TIRANË– Vjen reagimi i parë nga qeveria pas manifestimit të organizuar nga presidenti Ilir Meta.

Zv.kryeministri Erion Braçe ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale, statusin e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila u shpreh se SHBA-të nuk kishin asnjë lidhje me tubimin e sotëm.  “Shpulla e parë amerikane,”-shkruan në reagimin e tij zv.kryeministri Braçe. 

Ditën e sotme pak pas përfundimit të manifestimit, me anë të një statusi në profilin e saj personal në Twitter, Kim ka sqaruar se ambasada nuk ka asnjë lidhje me manifestimin dhe se ishte surprizuar që kishte parë flamurin amerikan. Me ironi Kim ka vendosur fjalën manifestim në thonjëza duke lënë të kuptohet se për SHBA-të tubimi i sotëm i organizuar nga Meta ishte në fakt një protestë.

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace manifestimi i metes thirrja e metës për 2 marsin yuri kim erion brace manifestimi i metes thirrja e metës për 2 marsin yuri kim

Sondazh

Poll