Politike

‘Unë dhe familja ime bombardohen me shpifje’/ Berat Buzhala debaton me Ramën: Ju kritikojnë vetëm portalet, jo televizio

2 Mars 2020, 20:16 Nga DOSJA
‘Unë dhe familja ime bombardohen me shpifje’/ Berat Buzhala

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetarin Berat Buzhala në emisionin “Pressing” lidhur me debatin në distancë që kreu i qeverisë ka me mediat në vend.

Buzhala u shpreh se kryeministri Rama i quante pa të drejtë mediat “kazan”, ndërsa numri një i maxhorancës u shpreh nuk mund ta duronte “baltën” që ato hidhnin mbi familjarët e tij.

DEBATI I PLOTË:

Berat Buzhala: Të gjitha mediat kryesore e mbështesin qeverinë tuaj.

Edi Rama: Jo, jo, jo, jo. Unë di kaq që në Shqipëri, niveli i lirisë së shprehjes ka kaluar çdo limit.

Berat Buzhala: Kur ka pasur një storje hulumtuese nga televizonet e mëdha në vend, ka pasur në portale që iu i thoni kazan dhe mezi mbijetojnë se ju i sulmoni.

Edi Rama: Unë vij nga liria e shprehjes, nga media që edhe janë djegur. E them edhe unë opinionin tim, dhe kjo s’do të thotë që duhet të intimidohen.

Berat Buzhala: A është adeguate gjuha?

Edi Rama: Kazan është fjala e vetme që kam gjetur në shqip për fake-news. Jam unë, familja ime që përballen me baltën që hedhin.

Berat Buzhala: Ju paguheni nga taksat, keni një qasje tjetër në popull ndyshe nga mediat, ju duhet t’i respektoni mediat.

Edi Rama: Balta nuk bie vetëm mbi mua, por edhe mbi njerëzit e mi dhe të familjes time. Nuk keni të drejtë t’i bombardoni me shpifje.

Berat Buzhala: E thoni ju, duhet ta thotë gjykata.

Edi Rama: Jo, unë e them por ndalen aty sepse nuk i kam shkuar pas asnjë medie dhe pronari.

Berat Buzhala: Harry hoqi dorë nga posti për të dalë nga lupa e mediave

Edi Rama: Po ça thua po të isha unë në vendin e Harryt do t’ju çoja çdo ditë lule.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike berat buzhala edi rama berat buzhala edi rama

Sondazh

Poll