Politike

FOTO/ Me buzëqeshje të sforcuar, Basha shfaqet i menduar në manifestimin e Metës. Çfarë e mundoi kreun e PD?

2 Mars 2020, 19:04 Nga DOSJA
FOTO/ Me buzëqeshje të sforcuar, Basha shfaqet i menduar në

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë pjesë në manifestimin e organizuar nga presidenti Ilir Meta për mbrojtjen e Kushtetutës, ku tha se kishte shkuar si qytetar e jo si kreu i PD.  Basha gjatë gjithë kohës qëndroi larg podiumit ku foli Meta, e afër qytetarëve. Por në këtë tubim, kreu i PD dukej që nuk ishte i qetë. 

Gjatë gjithë kohës, numri një i opozitës ishte i menduar, qeshte pak dhe buzëqeshja e tij duket që nuk i vinte natyrshëm. Zgjodhi të rrinte larg aleatëve dhe ish-deputetëve të PD. Me Besnik Mustafajn dhe Besnik Bishën, kryeopozitari përshkoi në këmbë bulevardin dhe qëndroi përball Presidencës. 

Por gjatë gjithë kohës nga pas kishte dhe Fatmir Mediun, i cili nuk iu nda në asnjë moment. Dhe duket se e ka shqetësuar dhe i ka prishur mesazhin se sot ai kishte shkuar vetëm si qytetar, me dy Besnikët. 

Po ashtu në disa foto, ai shihet i zhytur në mendime, ndoshta qytetarët që ishin në shesh i llogariste si vota dhe po bënte llogaritë matematikore se sa mandate mund të merrte e ndoshta ka menduar për të ardhmen e Shqipërisë në BE, pas raportit të prezantuar nga KE. Ndoshta ka qenë dhe duke menduar për takimin që ka pasur me Yuri Kim, e s’ka dashur të harrojë ndonjë porosi që i është dhënë prej saj. 

Por asgjë nuk arritëm të kuptojmë, se Basha nuk foli pas manifestimit të sqaronte se çfarë e zhyti në mendime për dy orë në bulevard. 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha manifestimi i metes ilir meta lulzim basha manifestimi i metes

Sondazh

Poll