Politike

FOTO/ Meta reagon pas manifestimit dhe falenderon popullin: Foli qartë, uragani kuqezi në mbrojte të Kushtetutës

2 Mars 2020, 18:42 Nga DOSJA
FOTO/ Meta reagon pas manifestimit dhe falenderon popullin: Foli qartë,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të manifestimit, ku ka falenderuar qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së tij. Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se populli shqiptar foli qartë dhe sipas tij janë të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës.

“Populli shqiptar foli qartë: URAGANI KUQEZI në mbrojtje të KUSHTETUTËS! SHQIPËRIA është e jona! Zoti e bekoftë ATDHEUN tonë të dashur! FALEMINDERIT TË GJITHËVE! ?? #PërKushtetutën?? #PërRepublikën?? #PërShqipërinë?? #PërKombin??”, shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta manifestimi i metes meta falendron popullin tubimi ne 2 mars ilir meta manifestimi i metes meta falendron popullin tubimi ne 2 mars

Sondazh

Poll