Politike

FOTO/ Meta ‘mbytet’ nga qytetarët pas manifestimit, Fahriu Balliu arrin dhe ta përqafojë

2 Mars 2020, 18:52 Nga DOSJA
FOTO/ Meta ‘mbytet’ nga qytetarët pas manifestimit, Fahriu

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot për më shumë se 2 orë një manifestim para zyrës së tij. Meta ka mbajtur një fjalë të gjatë ku ka sulmuar qeverinë dhe e ka akuzuar atë se po bën një grush shteti.

Pas fjalës Meta njoftoi mbylljen e manifestimit dhe u drejtua në Presidencë, ku qidra qytetarë kërkonin ta takonin. Një prej qytetarëve që mundi ta takontë ishte dhe botuesi i njohur Fahri Balliu.

Siç shihet dhe në foto, Balliu për disa sekonda ka mundur që të marrë dhe një përqafim nga Presidenti Ilir Meta.

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fahri balliu ilir meta manifestimi i metes tubimi ne 2 mars fahri balliu ilir meta manifestimi i metes tubimi ne 2 mars

Sondazh

Poll