Politike

Tubimi i Metës, vjen kundërpërgjigjia nga kryeministri Rama: S’mund ta shpërndajë parlamentin, PD u kthye në servis figu

2 Mars 2020, 18:48 Nga DOSJA
Tubimi i Metës, vjen kundërpërgjigjia nga kryeministri Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar tubimin e organizuar nga presidenti Ilir Meta, sipas tij për të mbrojtur Kushtetutën e vendit. Pasi ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, Rama u shpreh se paralajmërimi i kreu të shtetit se do të shpërndante Parlamentin nuk ishte diçka e re, por që nuk do të ndodhte.

Kreu i qeverisë u shpreh që Meta “shpërtheu” pikërisht në momentin kur Shqipëria mori një raport pozitiv nga ana e Brukselit, duke mos i kursyer thumbat as për figurat e PD-së që morën pjesë në tubim, të cilët i cilësoi si figurantë.  

“Ka edhe një koincidencë që ju e keni vënë re. Shkojmë në Bruksel dhe marrim mbështetje duke siguruar financimet për rindërtimit dhe duke krijuar një bazë për një hov ekonimik. Po atë ditë presidenti del dhe shpërthen para jush si një minë e programuar pikërisht për të bërë atë gjë dhe atë ditë. Sot në Bruksel del një raport që duhet ta gëzonte, por që ta hidhëronte në pikën që të rishpërthejë para të gjithëve është për të qarë pavarësisht që unë qesh. Shpërndarja e Parlamentit? S’ka asgjë të re. Është e pritur për mua dhe jo befasuese. Presidenti nuk mund ta shpërndajë Parlamentin. Iliri që s’ka asgjë për presidentin mund të firmosë edhe një dekret për t’i shpallur luftë Amerikës. Lajmi i mirë sot është që Shqipëria reale ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme në Kuvend. Lajmi i keq është që PD u kthye në servis figurantësh për presidentin,”- tha në fjalën e tij numri një i maxhorancës. 

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(k.m./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta manifestimi i metes thirrja e metës për 2 marsin edi rama ilir meta manifestimi i metes thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll