Politike

Manifestimi i Metës, Yuri Kim: Nuk kishim lidhje. Rama: Presidenti s’e shpërndan dot Parlamentin

2 Mars 2020, 19:11 Nga DOSJA
Manifestimi i Metës, Yuri Kim: Nuk kishim lidhje. Rama: Presidenti

TIRANË– Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot manifestimin, të cilin e kishte paralajmëruar disa ditë më parë dhe para mijërave qytetarëve firmosi dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit për betimin e gjyqtarëve. Po ashtu Meta bëri me dije se nëse nuk e dëgjon qeveria deri në 15 mars, ai do shpërndajë Parlamentin me një dekret që do e firmos brenda këtij institucioni.

Pas manifestimit të shumta kanë qenë reagimet. I pari erdhi nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila u shpreh e habitur për përdorimin e flamurit të SHBA gjatë asaj që ajo e quan protestë. Në një postim në mediat sociale shkroi se SHBA nuk kishte asnjë lidhje me manifestimin.

Më pas një reagim erdhi dhe nga zëvendës kryeministri, Erion Braçe, i cili këtë reagim të Kim e quajti një shuplakë amerikane.  Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, reagoi dhe Edi Rama, i cili për mediat tha se Ilir Meta nuk mund të shpërndajë dot Parlamentin.

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta manifestimi i metes reagimet pas manifestimit yuri kim edi rama ilir meta manifestimi i metes reagimet pas manifestimit yuri kim

Sondazh

Poll