Politike

Një tavolinë në bulevard, çfarë do të bëjë sot gjatë manifestimit Presidenti Ilir Meta (FOTO)

2 Mars 2020, 12:52 Nga DOSJA
Një tavolinë në bulevard, çfarë do të

Tiranë- Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi i organizuar nga presidenti Ilir Meta. “ABC news” raporton se gjatë këtij manifestimi, Meta do të firmosë edhe një dekret për Gjykatën Kushtetuese. Madje siç shihet edhe në foton e publikuar nga “ABC news”, në bulevard është vendosur edhe një tavolinë, ku aty do të firmosë dekretin.

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë vetëm dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Meta ka deklaruar se sot do të vendoset “një  besëlidhje e re”.

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje ai i quan pjesë të grushtit të shtetit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike thirrja e metës për 2 marsin thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll