Politike

2 orë manifestim/ Meta kthen me dekret ligjin për betimin e gjyqtarëve: Po s’më morën seriozisht, më 15 mars shpërndaj

2 Mars 2020, 07:09 Nga DOSJA

TIRANE- Për gati 2 orë është zhvilluar në paqe manifestimi i thirrur nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për të mbrojtur “Kushtetutën”. Me firmosjen e një dekreti për kthimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Meta i la afat parlamentit dhe qeverisë deri më 15 mars. Presidenti tha se deri në atë ditë, do të bëhet edhe miratimi i Reformës Zgjedhore dhe nëse “puçistët” vazhdojnë, atëherë ai tha se do të “hyjë në parlament dhe do e firmosë atje dekretin e shpërndarjes”.

“Këtë flamur e mora pasi kanë ardhur me dhjetëra dhe me qindra shqiptarë nga Amerika, kanë lënë punët e tyre, e ngrita në respekt të gjithë miqve të mëdhenj në Amerikë, për kongresmenin Engel, që e kanë ndihmuar çështjen shqiptare, dhe që do të jenë gjithmonë gati për të mbrojtur interesat tona. Përpara se të bëj betimin tim si kryetar i shtetit, si komandat i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kërkoj nga studentja të më ndihmojë ta puth këtë flamur (puth flamurin kuqezi). Nëse grushti i shtetit dhe organizata mafioze ndërkombëtare që ka vite që luan me sovranitetin e popullit tonë nuk e merr seriozisht këtë dekret, ju jap fjalë në emër të këtij flamuri që janë vrarë mijëra dëshmorë dhe heronj,  se mbas datës 15 mars kur të përfundojë reforma zgjedhore, që është një kusht, nëse nuk do ta marrin seriozisht, populli kuqezi që votoi sot për grushtin e shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por atje në mes të parlamentit, në mes të krimit, dhe do ti bëj thirrje gjithë popullit shqiptar, unë i pari dhe gjithë populli kuqezi”, tha Meta.

Manifestimi nisi 7 folës, ku spikati artisti Bujar Kapexhiu e juristi Ledi Bianku, ndërsa i fundit ishte kreu i shtetit, Ilir Meta. Gjithashtu, në manifestim nuk munguan as liderët e opozitës, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, kjo e fundit u pa e tërhequr nga turma e të pranishmëve.

 

 

 

 

 

 

1000 efektivë policie punonjës të rendit, Forcat Shqiponja dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin sot në terren, për të garantuar sigurinë e manifestimit.

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje ai i quan pjesë të grushtit të shtetit. Po kështu,  një ditë më parë Presidenti Ilir Meta  paralajmëroi se do të dërgojë në SPAK Kuvendin, të cilin ai e quajti ‘kuvendi mavri’ për ligjin për dividendin, me argumentin se personat që po favorizohen nga ky ligj janë oligarkët pas ndryshimeve të bëra.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta manifestimi i metes thirrja e metës për 2 marsin ilir meta manifestimi i metes thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll