Politike

“Rama ka fobi elitat”/ Boçi publikon VKM-në: Ky shtet s’mbështet asnjë student ekselent për studime jashtë vendit,

1 Mars 2020, 15:23 Nga DOSJA
“Rama ka fobi elitat”/ Boçi publikon VKM-në: Ky

TIRANË- Ish- deputeti demokrat Luçiano Boçi ka publikuar një VKM, ku thuhet se shteti shqiptar mbështet financiarisht studentët ekselentë, të cilët vendosin të studiojnë jashtë shtetit për ciklin e dytë të studimeve master ose ciklin e tretë të studimeve, doktoraturë. Përmes një postimi në facebook, Boçi shprehet se kjo VKM përjashton ata maturantë,  të cilët duan të studiojnë ciklin e parë Bachelor në universitetet më të mira të botës edhe nëse fitojnë të drejtën për studime në Oksford apo Harvard. Sipas ish- deputetit të PD-së, kryeminsitri Rama ka fobi të tmerrshme ndaj elitave prandaj kërkon t’i pajisë me diploma shqiptare në universitete të dorës së dytë që të ikin më pas jashtë vendit përgjithmonë.

REAGIMI I PLOTË I LUÇIANO BOÇIT:

Nuk kanë fund vendimet arbitrare e mashtrimet e Ramës dhe të Besës ndaj studentëve, ndërsa propaganda fryhet çdo ditë.

Sipas VKM 160, 19. 02. 2020 për fondin e ekselencës, asnjë student i shkëlqyer shqiptar nuk do të mbështetet më nga shteti i tij, në ciklin e parë të studimeve, bachelor, edhe nëse fiton të drejtën e studimit në një nga 15 universitetet më të mira të botës.

VKM 483, 16. 07. 2014 që i jepte këtë drejtë studentëve rrëzohet.Kjo do të thotë që maturantët që aplikojnë sivjet në këto universitetete, duhet të heqin dorë nga ëndrra dhe merita e tyre për mbështetje financiare nga qeveria.

Asnjë prej tyre nuk mund të shkojë më në Oksford, Harvard apo diku ku spikatja e shqiptarëve ka qenë shembullore.Fondit qesharak për ekselentët i shtohet dhe ky përjashtim. Rama dhe Besa nuk duan. Fobia e tyre për elitat është e tmerrshme. Pallavrat e Paktit për Universitetin e pakteve të tjera, janë thjesht mashtrime.

Investimi disavjeçar i studentëve dhe familjeve, talenti i tyre përçmohet dhe zhvlerësohet kështu sa hap e mbyll sytë, me një të rënë të lapsit, duke i mohuar studentëve një të drejtë kushtetuese.Në pamundësi financiare, tani ata do detyrohen të zgjedhin universitete të dorës së dytë, ose diploma shqiptare që i nxisin të degdisen më pas jashtë vendit përgjithmonë.

Ekselenca e tyre zhbëhet. Talenti i tyre shuhet përgjithmonë. Investimi i tyre zerohet. Ne shdërrohemi në vendin ekzemplar vrasës serial  të elitave. Rama largon përgjithmonë ata që diplomohen këtu. Rama nxit të braktiset ky vend nga të rinjtë e të gjitha profesioneve. Rama përze pa kthim më të mirët, duke i mohuar mbështetjen. Rama dhe qeverisja e tij po e vrasin çdo ditë këtë vend. Shqipëria po fiket… Largimi i regjimit të pabesëve dhe kushtetutshkelësve është kryefjala e ditës!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama luciano boci studentet ekselente vkm-te edi rama luciano boci studentet ekselente vkm-te

Sondazh

Poll