Politike

Kongresi i PS III/ Rama sfidon Metën dhe nxjerr të rinjtë e PS në shesh, zgjidhen 153 delegatë, mes tyre Dako dhe Sejdini

1 Mars 2020, 09:55 Nga DOSJA
Kongresi i PS III/ Rama sfidon Metën dhe nxjerr të rinjtë e PS

TIRANË-Partia Socialiste zhvilloi sot ditën e tretë të Kongresit, ku në fokus janë programet për të rinjtë. Në podiumin para presidencës folën disa studentë që kanë jetuar dhe studiuar jashtë vendit, ku treguan eksperiencat e tyre dhe arsyen pse kanë zgjedhur të kthehen në Shqipëri.

I pari që e mori fjalën ishte kreu i FRESH, Eljo Hysko. Ai tha se sfida e PS është ajo e Shqipërisë europiane, e cila mund të realizohet nga socialistët e rinj. Kryeministri Edi Rama tha se në ekran çdo ditë zënë vend lajmet e rreme ose kronika e zezë. Sipas Ramës sot Shqipëria ka numrin më të ulët historik të vrasjeve. Nga ana tjetër kreu i qeverisë i dërgoi një mesazh presidentit Ilir Meta, ku tha se vendi nuk mund të jetë peng i Besëlidhjes dhe se vendi duhet të ecë përpara.

“Dhe pse flasim çdo ditë, në ekran nuk gjen vend, pasi prioritet kanë lajmet e rreme dhe kronika e zezë. Mediet në SHBA duhet të kishin në kryefaqe kronikën e zezë. Nëse në Itali lajmet do të fillonin me kronikën e zezë njerëzve do t’u krijohej ideja që të mos dilnin më nga shtëpia se mund të vriteshin apo grabiteshin. Publiku kërkon të marrë ndjesi reale të vendit ku jeton. Përmes portaleve po preket shumë rëndë modeli i protagonistit, kjo ndodh edhe në botë, por tek ne është më e fokusuar. Këtu i shtohet protagonisti që vjen nga bota e krimit. Sot Shqipëria ka numrin më të ulët historik të vrasjeve”, tha Rama.

Pas përfundimit të Kongresit, u zbardh dhe lista me anëtarët e rinj të PS, ku u zgjodhën 135 delegatë, mes tyre Vangjush Dako i Durrësit dhe Qazim Sejdini i Elbasanit.

Zhvillimet e ditës së djeshme të socialistëve në Pallatin e Kongreseve kanë nisur me një minutë heshtje për 51 viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. I pari që mori fjalën ishte kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, i cili bëri një rezyme të mandatit të dytë qeverisës. Kryeministri Edi Rama premtoi se në vitin 2021 paga minimale do të shkojë deri më 30 mijë lekë të reja dhe se do të lancojë një amnisti për emigrantët që të deklarojnë pasurinë që kanë vënë nga puna jashtë Shqipërisë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kongresi i ps 2020 te rinjte ne kongresin e ps edi rama kongresi i ps 2020 te rinjte ne kongresin e ps

Sondazh

Poll