Politike

Rama mesazh Metës në prag të 2 Marsit: Vendi jo peng i Besëlidhjes apo ‘Besëlikes’. Presidenca: ‘Besëlidhje’, stre

1 Mars 2020, 10:59 Nga DOSJA
Rama mesazh Metës në prag të 2 Marsit: Vendi jo peng i

TIRANË– Në fjalën e tij, kryeministri Rama, teksa po fliste para të rinjve, i dërgoi një mesazh presidentit Ilir Meta. Kreu i qeverisë tha se vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes,pasi duhet të ecë përpara” dhe se debati, qoftë edhe në media, duhet të shtrohet në arritjet e njerëzve të thjeshtë e të suksesshëm, histori frymëzimi që në media nuk zënë hapësirë”.

“S’mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që ka marrë mediat peng për gjithë këto kohë, besëlidhja dhe besëlikja nuk është ky debati. Kush është me besëlidhjen, kush është me besëliken. Ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër”, u shpreh Rama para të rinjve.

Pas kësaj deklarate ka reaguar presidenca me anë të një postimi në Facebook, ku thekson se e mirëkupton Ramën për stresin që i jep fjala ‘Besëlidhje’, duke e akuzuar shefin e qeverisë se e ka ndërtuar karrierën e vet në pabesi.

“Duke kaluar dhe vijën e kuqe, ate të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje. Jepini zanaksin të qetësohet!”, shkruan Blushi në Facebook.

Sot Partia Socialiste zhvilloi ditën e tretë të Kongresit, ku në fokus ishin programet për të rinjtë. I pari që e mori fjalën ishte kreu i FRESH, Eljo Hysko. Ai tha se sfida e PS është ajo e Shqipërisë europiane, e cila mund të realizohet nga socialistët e rinj. Kryeministri Edi Rama tha se në ekran çdo ditë zënë vend lajmet e rreme ose kronika e zezë. Sipas Ramës sot Shqipëria ka numrin më të ulët historik të vrasjeve. Nga ana tjetër kreu i qeverisë i dërgoi një mesazh presidentit Ilir Meta, ku tha se vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes dhe se duhet të ecë përpara.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kongresi i ps 2020 edi rama ilir meta kongresi i ps 2020

Sondazh

Poll