Politike

‘Besëlidhje apo Besëlike’, Blushi i përgjigjet Ramës:Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi

1 Mars 2020, 11:51 Nga DOSJA
‘Besëlidhje apo Besëlike’, Blushi i përgjigjet

Tiranë- Presidenca ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se vendi nuk mund të jetë peng  i besëlidhjes apo besëlikes. 

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi në një postim në Facebook thekson se e mirëkupton Ramën për stresin që i jep fjala ‘Besëlidhje’, duke e akuzuar shefin e qeverisë se e ka ndërtuar karrierën e vet në pabesi.

“Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje! Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes! Pabësi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës! Duke kaluar dhe vijën e kuqe, ate të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje. Jepini zanaksin të qetësohet!”, shkruan Blushi në Facebook.

Dekarata e Ramës erdhi pasi nesër në orë 17:00 pritet të zhvillohet manifestimi i 2 marsit, i thirrur nga Presidenti Meta. Meta shpeshherë bën thirrje që nesër populli të marrë pjesë në këtë manifestim për të mbrojtur Kushtetutën.

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama tedi blushi edi rama tedi blushi

Sondazh

Poll