Politike

Kongresi/ Kreu i FRESH, Hysko: Rruga drejt Europës, sfida e re e PS, socialistët e rinj do ta realizojnë atë (VD)

1 Mars 2020, 10:18 Nga DOSJA
Kongresi/ Kreu i FRESH, Hysko: Rruga drejt Europës, sfida e re e PS,

TIRANË– Në ditën e tretë të Kongresit të PS, i pari që e mori fjalën ishte kreu i Forumit Rinor të Partisë Socialiste, (FRESH) Eljo Hysko. Në fjalën e tij, Hysko tha se në demokraci vendos vetëm vota dhe jo Luli apo Meta. Më tej kryetari i FRESH tha se të rinjtë kanë qenë në fokus të PS, por sipas tij ende nuk është bërë mjaftueshëm. Sipas Hyskos, sfida e PS është ajo e Shqipërisë europiane, e cila mund të realizohet nga socialistët e rinj.

Ne kaluam kohë interesante dhe të çuditshme. Beteja e 2019 nuk ishte beteja e problematikës, por një kaos për demokracinë. Në demokraci  vetëm vota vendos, as Luli, as Meta. FRESH përfaqësohet nga zëri i të rinjve. Në tërmetin e 26 Nëntorit, me qindra nga ne u vendosën në zonat e prekura dhe shërbyen pranë tyre. Ndiej keqardhje sepse që nga dita e parë në FRESH gjeta një mbështetje dhe ngrohtësi këtu. Por jam i lumtur sepse sot jam një politikan. Ne kemi bërë paktin për universitetin, kemi nxitur punësimin e të rinjve, kemi bërë luftë për drejtësinë, por këto nuk janë mjaftueshëm. Ne duhet të ecim të pastër mes kësaj kënete. Sfida jonë, është ajo e Shqipërisë europiane, këtë mund të bëjnë vetem socilaistët e rinj. Rruga jonë drejt mandatit të tretë kërkon 800 mijë vota. Ne mundemi dhe do të fitojmë. Jemi forca e re e PS”, u shpreh Eljo Hysko.

Sot Partia Socialiste zhvilloi ditën e tretë të Kongresit, ku në fokus ishin programet për të rinjtë. I pari që e mori fjalën ishte kreu i FRESH, Eljo Hysko. Ai tha se sfida e PS është ajo e Shqipërisë europiane, e cila mund të realizohet nga socialistët e rinj. Kryeministri Edi Rama tha se në ekran çdo ditë zënë vend lajmet e rreme ose kronika e zezë. Sipas Ramës sot Shqipëria ka numrin më të ulët historik të vrasjeve. Nga ana tjetër kreu i qeverisë i dërgoi një mesazh presidentit Ilir Meta, ku tha se vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes dhe se vendi duhet të ecë përpara.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eljo hysko kongresi i ps 2020 eljo hysko kongresi i ps 2020

Sondazh

Poll