Politike

Manifestimi më 2 Mars/ Bardhi fton anëtarët e PD: Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti dhe demokracia (VD)

1 Mars 2020, 14:02 Nga DOSJA
Manifestimi më 2 Mars/ Bardhi fton anëtarët e PD: Kur shkelet

TIRANË-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ftoi mbështetësit e partisë Demokratike që të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës së Shqipërisë. Sipas Bardhit, kur shkelet Kushtetuta, bie shteti dhe demokracia dhe për këtë arsye, çdo qytetar duhet të reagojë.

“Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë. I ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, shkruan Gazmend Bardhi në Facebook.

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi thirrja e metës për 2 marsin gazmend bardhi thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll