Politike

‘Po baltos Albin Kurtin’/ Haradinaj i ‘përvishet’ Ramës: Pas kthimit nga Moska po zbaton këshillat e Lavrov-it

1 Mars 2020, 10:25 Nga DOSJA
‘Po baltos Albin Kurtin’/ Haradinaj i ‘përvishet’

Kosovë- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj Edi Ramës, pasi ky i fundit u shpreh se ai po baltos figurën e Albin Kurtit, pas vendimit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Në një postim në Facebook, Haradinaj shprehet se Rama pas kthimit nga Moska, po vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrov-it (ministrit të jashtëm rus).

“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit. Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.”, shprehet Haradinaj.

Sot, kryeministri Edi Rama sulmoi Ramush Haradinajn, pasi u shpreh se ky i fundit ka nisur me paturpësi baltosjen e Albin Kurtit, pas vendimit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Rama theksoi se Kurti është në rrugën e duhur dhe se ai mund të jetë gjithçka, por kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës njoftoi se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat e që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ramush haradinaj edi rama ramush haradinaj

Sondazh

Poll