Politike

Heqja e taksës ndaj mallrave serbe/ Rama sulmon Haradinajn: Po baltos Albinin. Ish-kryeministri: Pas kthimit nga Moska po zbato

1 Mars 2020, 09:44 Nga DOSJA
Heqja e taksës ndaj mallrave serbe/ Rama sulmon Haradinajn: Po baltos

Tiranë- Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj janë përplasur ditën e sotme, pas vendimit të Albin Kurtit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Rama me anë të disa postime në Twitter sulmoi Ramush Haradinaj, pasi u shpreh se ky i fundit ka nisur me paturpësi baltosjen e Albin Kurtit, pas vendimit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Kreu i qeverisë tha se Kurti është në rrugën e duhur dhe se ai mund të jetë gjithçka, por kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë.

“Albin Kurti është në rrugën e duhur!Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës. Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës. Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!”, është shprehur Rama në Twitter.

Nuk mungoi edhe një reagim i menjëhershëm nga Haradinaj, ku në një postim në Facebook u shpreh se Rama pas kthimit nga Moska, po zbaton pa humbur kohë këshillat e Lavrov-it (ministrit të jashtëm rus).

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës njoftoi  se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat e që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti edi rama hiqet taksa ndaj serbise albin kurti edi rama hiqet taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll