Politike

LISTA/ Nga Vangjush Dako tek Qazim Sejdini, dalin emrat e anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtare të PS

1 Mars 2020, 13:44 Nga DOSJA
LISTA/ Nga Vangjush Dako tek Qazim Sejdini, dalin emrat e anëtarëve

TIRANË– Dalin emrat e anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtare të PS. Pjesëmarrja në votime ishte 85/3%, ku votuan 1242.

Ata kanë zgjedhur 135 delegatët, ku bien në sy emrat e Vangjush Dakos në Durrës apo Qazim Sejdinit në Elbasan.

Por, sipas PS-së, “këto votime treguan edhe një herë rritjen e përfaqësisë së vajzavem, grave në strukturat e partisë, të cilat do të përbëjnë 45.2% të Asamblesë Kombëtare”.

Sot Partia Socialiste zhvilloi ditën e tretë të Kongresit, ku në fokus ishin programet për të rinjtë. I pari që e mori fjalën ishte kreu i FRESH, Eljo Hysko. Ai tha se sfida e PS është ajo e Shqipërisë europiane, e cila mund të realizohet nga socialistët e rinj. Kryeministri Edi Rama tha se në ekran çdo ditë zënë vend lajmet e rreme ose kronika e zezë. Sipas Ramës sot Shqipëria ka numrin më të ulët historik të vrasjeve. Nga ana tjetër kreu i qeverisë i dërgoi një mesazh presidentit Ilir Meta, ku tha se vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes dhe se vendi duhet të ecë përpara.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kongresi i ps 2020 kongresi i ps 2020

Sondazh

Poll