Politike

Manifestimi i 2 marsit/ Meta: Nesër e gjithë bota demokratike do të dëgjojë thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Euro

1 Mars 2020, 06:39 Nga DOSJA
Manifestimi i 2 marsit/ Meta: Nesër e gjithë bota demokratike do

Tiranë-Presidenti i vendit, Ilir Meta ka deklaruar në një postim në Facebook, se vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve do ta mbrojë popullin nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik. Presidenti ka theksuar se në manifestimin e 2 marsit e gjithë bota demokratike do të dëgjojë thirrjen: ” E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Po kështu, kreu i shtetit ka publikuar disa pamje nga protestat e studentëve në vitet “90, në të cilat ka qenë vetë i pranishëm.

Reagimi: 

Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.
Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.
Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent. Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!

Më herët Presidenca njoftoi se manifestimi i së hënës do të nisë në orën 17:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00. Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta thirrja e metës për 2 marsin ilir meta thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll