Politike

“Dua mandatin e tretë”, PD pas deklaratave të Ramës: Hapi rrugë rotacionit se do përfundosh si Gadafi

29 Shkurt 2020, 15:24 Nga DOSJA
“Dua mandatin e tretë”, PD pas deklaratave të Ramës:

TIRANË- Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramën në Kongresin e PS për mandatin e tretë. Paloka në një reagim në Facebook, shkruan se Rama nuk mund të ndalë dot rotacionin dhe nuk e merr dot mandatin e tretë. Më tej ish-deputeti shprehet se Rama nëse nuk largohet nga pushteti do përfundojë si Gadafi, ish-lideri i Libisë, pasi populli e ka marrë vendimin e tij.

“Kerkon 800 mije vota dhe mandat te trete…! Kryeministri me i urryer , te cilin shqiptaret mezi po presin ta qerrojne nje ore e me pare, kercenon se do te tentoje nje mandat te trete. Asnje shans nuk ka te pengoje rrotacionin! Asnje makinacion nuk e ndal me largimin e Rames nga pushteti.

E vetmja gje per te cilen Rama mund te marre vendim tani , eshte ne se do pranoje te largohet me vote apo si Gadafi. Kjo zgjedhje eshte ne dore te tij sepse shqiptaret e kane marre tashme vendimin e tyre. Shume prej tyre ne fakt do preferonin qe Rama te bente zgjedhjen e dyte; nje fund si Gadafi…!”, është ky reagimi i Palokës.

Kryeministri Edi Rama ka nga kongresi i Partisë Socialiste ka thënë se dëshiron dhe mandatin e tretë. Rama në fjalën e tij u kërkoi socialiste mobilizim dhe tha se duhen 800 mijë vota dhe 3 fishi i punëve që janë bërë në këto 7 vite për të arritur në këtë mandat që për të është historik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi rama kongresi i ps 2020 rama do mandatin e trete edi paloka edi rama kongresi i ps 2020 rama do mandatin e trete

Sondazh

Poll

Politike 29 Shkurt 2020, 13:59

SHËNIM: Deri ku shkon fajësia e Henri Çilit?

Me bujë të pakuptueshme, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria po përhapin faktet për atë që tashmë po njihet si dosja e arrestimit të Henri Çilin apo e l...