Politike

Paga minimale 300 mijë Lekë, ku e kopjoi Rama premtimin e bërë sot në Kongres?

29 Shkurt 2020, 17:01 Nga DOSJA
Paga minimale 300 mijë Lekë, ku e kopjoi Rama premtimin e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sot ka mbajtur një fjalim të gjatë në Kongresin e Partisë Socialiste. Përveç se tregoi arritjet e qeverisë që drejtohet prej tij, Rama bëri dhe disa premtime që i ngjajmë më shumë një fushate elektorale.

Një ndër premtimet ishte dhe rritja e pagës minimale. Sipas kreut të qeverisë në 3 mujorin e vitit 2021 paga minimale për shqiptarët do të jetë 300 mijë lekë. Por duket se ky premtim i Ramës tingëllon i dëgjuar.

Ka qenë kreu i PD, Lulzim Basha i cili në 18 shtator të vitit 2019 ka premtuar se në 6 muajt e parë të qeverisjes së tij paga minimale do bëhej 300 euro, pak më shumë se premtimi i Ramës sot. “Vendimi i Partisë Demokratike për të kaluar brenda 6 mujorit të parë të mandatit tonë të parë qeverisës masën e rrogës minimale, të pagës minimale, në nivelin e 300 eurove. Dhe brenda 4 viteve të para të qeverisjes në nivelin e 400 eurove për të gjithë punëmarrësit shqiptarë”, është shprehur Basha.

Mos vallë Rama ka kopjuar kundërshtrain e tij Basha, të cilin sot e quajti ‘bosh’ dhe hiçopozitë?

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha paga minimale rama kopjon bashen edi rama lulzim basha paga minimale rama kopjon bashen

Sondazh

Poll

Politike 29 Shkurt 2020, 13:59

SHËNIM: Deri ku shkon fajësia e Henri Çilit?

Me bujë të pakuptueshme, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria po përhapin faktet për atë që tashmë po njihet si dosja e arrestimit të Henri Çilin apo e l...