Politike

Arrestimi i Çilit, Berisha: Të zbulohet emri i zyrtarit të lartë, drejtësia po funksionon me dy standarde

29 Shkurt 2020, 20:48 Nga DOSJA
Arrestimi i Çilit, Berisha: Të zbulohet emri i zyrtarit të

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për arrestimin e botuesit Henri Çili dhe ka hedhur akzua kundër Edi Ramës. Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se Çili është arrestuar nga Rama, dhe për këtë të fundit thotë se ka fshehur banditin e vërtetë. Më tej ish-kreu i qeverisë shprehet se duhet bërë i ditur dhe emri i zyrtarit të lartë që pretentohet të ketë folur me botuesin.

Berisha në reagimin e tij shkruan se mbështet zbatimin e të drejtës, por dënon atë që e quan standard kriminal e mafioz me aplikimin e dy standarteve në zbatimin e ligjit. “Aferen Çili mund ta komentoja ne shume menyra. Por sor pavaresisht nga konsideratat e mia per Henri Çilin, komenti i vetem qe mund te beje eshte: Kjo afere deshmon dhe nje here se narkodrejtesia e narkoshtetit shqiptar ka fytyren e shemtuar te droges, krimit dhe eshte kthyer thjeshte ne nje mafie qe zbaton urdhera kriminale te Edvin Kristaq Mafise!”, shton më tej ish-kryeministri.

REAGIMI I PLOTË

Edvin Mafia arreston Çilin dhe fsheh banditin! Arrestimi i Çilit me urdher te Edvin Mafise dhe fshehja e emrit te zyrtarit te larte nga narkoprokurori po me urdher te tij ne dosjen Çili, tregon fytyren kriminale te drejtesise se narkoshtetit shqiptar. Miq, afera Çili i hoqi çdo pete lakrorit per ndonje qe ka patur ndonje iluzion per pseudo reformen dhe pavaresine e sistemit te drejtesise, pra vendosjen e kesaj te fundit totalisht ne kontroll politik. Nga dje gjer sot komentet kane qene te shumta per kete akt mafioz flagrant te narkodrejtesise ne narkoshtetin shqiptar. Personalisht kam mbeshtetur dhe do mbeshtes çdo perpjekje per zbatimin e drejte dhe te paanshem te ligjit ndaj çdo njeriu. Por denoj si standart kriminal dhe mafioz aplikimin e dy standarteve ne zbatimin e tij. Aferen Çili mund ta komentoja ne shume menyra. Por sor pavaresisht nga konsideratat e mia per Henri Çilin, komenti i vetem qe mund te beje eshte: Kjo afere deshmon dhe nje here se narkodrejtesia e narkoshtetit shqiptar ka fytyren e shemtuar te droges, krimit dhe eshte kthyer thjeshte ne nje mafie qe zbaton urdhera kriminale te Edvin Kristaq Mafise!

Keshtu, per te njejtin motiv qe arrestohet me urdher te Edvin Mafise Henri Çili nga kjo narkodrejtesi, dhe njoftohet me pompohet me te madhe nga vet Gjeneral Hashashi dhe Ardi Xhafa suksesi i arrestimit te tij, po per ate motiv dhe po me urdher te Edvin Mafise jo vetem lihet i lire por fshihet dhe mbahet sekret dhe as nuk guxohet ti permendet emri partnerit ne krim te Henri Çilit, zyrtarit te larte te drejtesise, sojit te Sadusheve apo Dvoraneve te Parise qe u takua me Çilin dhe mori persiper te kryente krimin, ti plotesonte kerkesen atij. Ky eshte morali mafioz i drejtesise se narkoshtetit te kontrolluar ne çdo qelize nga kreu i mafies se droges ne Shqiperi, Edvin Kristaq Droga! Me kete rast denoncoj si kriminale narkodrejtesine e dy standarteve te Edvin Kristaq Mafise, e cila ne narkoshtetin e vetem e Europe ligjet i zbaton si kodet e shpellave te mafies! Sb

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 35 persona të tjerë. Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasin e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrestohet henri cili henri cili operacion mezhgorani sali berisha arrestohet henri cili henri cili operacion mezhgorani sali berisha

Sondazh

Poll