Politike

PS miraton statutin e ri, nuk merren parasysh kërkesat e socialistëve të vjetër

29 Shkurt 2020, 16:35 Nga DOSJA
PS miraton statutin e ri, nuk merren parasysh kërkesat e socialistëve

TIRANË- Kongresi i Partisë Socialiste ka miratuar sot statutin e ri të partisë. Sipas informacioneve bëhet me dije se në statutin e ri nuk janë amrrë parasysh kërkesat e 8 socialistëve të vjetër, ku bënin pjesë Arta Dade e Maqo Lakrori.

Më tej shtohet se kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh për çështje proceduriale, pasi nuk ishte një kërkesë që kishte ardhur sipas rregullave të statutit. Mocioni i 8 socialistëve nuk është hedhur në votim dhe asnjë nga të pranishmit në Kongres nuk e mbështeti atë.

Ditën e sotme Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e dytë të Kongresit. Punimet në Pallatin e Kongreseve nisën me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Kryeministri Edi Rama dha dy lajmë të rëndësishme. 1. Premtoi se në janar të vitit 2021 paga minimale do të shkojë deri më 30 mijë lekë të reja. 2. Do të lancohet një amnisti për emigrantët që të deklarojnë pasurinë që kanë vënë nga puna jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të mund ta deklarojnë në bankë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kerkesa e socialisteve te vjeter kongresi i ps 2020 ps miraton statusin e ri kerkesa e socialisteve te vjeter kongresi i ps 2020 ps miraton statusin e ri

Sondazh

Poll

Politike 29 Shkurt 2020, 13:59

SHËNIM: Deri ku shkon fajësia e Henri Çilit?

Me bujë të pakuptueshme, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria po përhapin faktet për atë që tashmë po njihet si dosja e arrestimit të Henri Çilin apo e l...