Politike

Gjonaj nga Kongresi i PS: Reforma në Drejtësi është ende në kantier, por ka tkurrur krimin e organizuar

29 Shkurt 2020, 14:44 Nga DOSJA
Gjonaj nga Kongresi i PS: Reforma në Drejtësi është ende

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka mbajtur një fjalë sot në Kongresin e Partisë Socialiste dhe fokusi i saj ishte lufta kundër krimit dhe vijimi e përfundimi i Reformën në Drejtësi. Gjonaj tha se Reforma në Drejtësi ka dhënë frytet e para dhe shtoi se krimi i organizuar është tkurrur gjatë qeverisjes së PS.

Reforma në Drejtësi ende nuk ka dhënë shumë fryte, por frytet e para kanë sulmuar krimin e organizuar. Ta harrojnë ata që janë mësuar të mbyllin kapakët e dosjeve të zullumeve të tyre në kurriz të Shqipërisë e të qytetarëve shqiptare, se e thyejnë dot vullnetin e kësaj force të madhe që quhet Partia Socialiste, për ta bërë Shqipërine Evropiane duke e bërë drejtësinë të barabartë për të gjithë! Ta harrojnë ata që kërcënojnë dhe shantazhojnë ne emër të Reformës në drejtësi deri edhe aleatet tanë strategjike, se e pengojnë dot partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, ta bëjë realitet çdo ligj dhe çdo nen që Parlamenti ka miratuar për ta pastruar deri në fund të keqen në sistemin e drejtësisë shqiptare!

Te dashur miq, Reforma në drejtësi është ende në kantier, siç e quan kryeministri shpesh procesin e ndërtimit të sistemit të ri. Ajo ende nuk ka dhënë shumë prej fryteve të saj. Por janë këto fryte të para që kanë tkurrur krimin e organizuar dhe kanë nxjerrë jashtë kontrollit gjuhën e politikës së vjetër.  Sot, falë këtij investimi të jashtëzakonshëm, vetë populli shqiptar po fillon të marrë në dorë armën ligjore si çdo shtetas tjetër europian, për mbrojtjen e lirive e të drejtave themelore të tij, rikthimin e besimit tek shteti i së drejtës, rritjen e transparencës, si dhe luftën pa kompromis kundër korrupsionit”, u shpreh Gjonaj.

Ditën e sotme Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e dytë të Kongresit. Punimet në Pallatin e Kongreseve nisën me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Kryeministri Edi Rama dha dy lajmë të rëndësishme. 1. Premtoi se në janar të vitit 2021 paga minimale do të shkojë deri më 30 mijë lekë të reja. 2. Do të lancohet një amnisti për emigrantët që të deklarojnë pasurinë që kanë vënë nga puna jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të mund ta deklarojnë në bankë.

(A.B. Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj kongresi i ps 2020 krimi i organizuar reforma ne drejtesi etilda gjonaj kongresi i ps 2020 krimi i organizuar reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll

Politike 29 Shkurt 2020, 13:59

SHËNIM: Deri ku shkon fajësia e Henri Çilit?

Me bujë të pakuptueshme, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria po përhapin faktet për atë që tashmë po njihet si dosja e arrestimit të Henri Çilin apo e l...