Politike

Arrestimi i Henri Çilit, PD pyetje prokurorisë: Pse s’zbuloni edhe identitetin e zyrtarit të drejtësisë, po luani me dy s

29 Shkurt 2020, 13:43 Nga DOSJA
Arrestimi i Henri Çilit, PD pyetje prokurorisë: Pse s’zbuloni

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm për Cështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka reaguar në emër të Partisë Demokratike, për arrestimin e botuesit dhe pronarit të Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Çili. Gjata, në një deklaratë për mediat, akuzoi policinë dhe prokurorinë se po luajnë me dy standarde duke fshehur emrin e drejtuesit të sistemit të Drejtësisë që takoi botuesin dhe i premtoi shqyrtimin e dosjes. Sipas Gjatës, dy të emrat që përkojnë me profilin e përshkruar janë Ardian Dvorani dhe Sokol Sadushi.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA

Arrestimi i një grupi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të ushtrimit të paligjshëm ndaj një zyrtari të lartë të drejtësisë ka nxjerrë edhe një herë në pah standardet e dyfishta të policisë dhe të drejtësisë në Shqipëri.    Në paradën e leximit të emrave dhe veprave penale të rreth 30 të ndaluarve, drejtori i përgjithshëm i policisë shmangu identifikimin e zyrtarit të lartë të drejtësisë, i cili, sipas prokurorisë, ka premtuar favore për gjykimin e dosjes në Gjykatën e Lartë. Emri i këtij zyrtari nuk përmendet as në materialet e përgatitura nga prokuroria. Mes të tjerash, thuhet se një drejtues i një organi të lartë të drejtësisë ka premtuar shqyrtimin tek 50 çështjet e para të dosjes, për të cilën prokuroria thotë së është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.

Emri i atij që në dokumenta identifikohet si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë mbetet mister.
Policia dhe prokuroria kanë detyrimin të informojnë opinionin publik:

1-     Kush është zyrtari i lartë i sistemit të drejtësisë i përfshirë në këtë dosje?

2-     Pse po mbahet i fshehtë emri i tij?

3-     Pse u kryen ndalimet përpara se drejtuesi i organit të lartë të drejtësisë të kryente takimin e radhës në mars, siç thuhet në dosje? Aktualisht, në sistemin e drejtësisë janë vetëm dy persona që kanë lidhje me Gjykatën e Lartë, ku do të shqyrtohet dosja për të cilën prokuroria pretendon se ka patur ndikim të paligjshëm.

Ata janë:

 

Sot është koha që policia dhe prokuroria të zbulojë identitetin e funksionarit të lartë të drejtësisë. Drejtësia nuk mund të bëhet me disa standarde. Drejtësi është kur të gjithë, pavarësisht pozitës së tyre, lidhjeve dhe shërbimeve për kryeministrin, vihen përpara drejtësisë.

Reagimi i PD vjen një ditë pasi u arrestua botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili. Ai u prangos gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 25 persona të tjerë. Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasin e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani arrestohet henri cili clirim gjata lirimi i alikove ardian dvorani arrestohet henri cili clirim gjata lirimi i alikove

Sondazh

Poll