Politike

‘Nxori gjithë fjalorin ndaj vëllezërve kosovarë’, Kryemadhi akuza Ramës: Të kuptojë që Shqipëria dhe Kosova janë n

29 Shkurt 2020, 14:33 Nga DOSJA
‘Nxori gjithë fjalorin ndaj vëllezërve

VLORË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat në Vlorë ku prej andej ka hedhur akuza kundër Edi Ramës. Kryemadhi u shpreh se Shqipëria nuk është shtëpia e Ramës, pasi sipas saj ky i fundit nuk mendon për të dhe e ka ofenduar. Për të përforrcuar akzuat e saj, kryetarja e LSI tha se Kryeministri shqiptar ka folur keq kundër dhe ka ofenduar, liderët e Kosovës që sipas saj janë vëllezërit tanë. Me tej tha se vetëm kreu i qeverisë, duke e quajtur një të çmendur, mund t’ia bëj këto gjëra, që ai ia bën shtëpisë së vet Shqipërisë.

Unë nuk jam shumë e vjetër, por as shumë e re nuk jam, jam 45 vjeç rrugës për 46, e kam jetuar dhe atë sistem dhe këtë sistem, kam jetuar dhe tranzicionin, kam jetuar dhe qeverisjen e Partisë Socialiste, kam jetuar dhe qeverisjen e LSI-së, kam jetuar dhe opozitën e Partisë Socialiste, i kam jetuar të gjitha kohërat. Por nuk kam parë asnjë lider qoftë të asaj kohe por qoftë edhe të kohës tjetër të tranzicionit që të nxjerri gjithë fjalorin që ka kundër vëllezërve tanë që janë në Kosovë që nga Hashim Thaçi e deri tek Albin Kurti. Ju në Vlorë mund ta ndjeni më shumë se në një rreth tjetër sepse historia e Vlorës është e lidhur ngushtë me historinë e Kosovës sepse dhe Vlora është e lidhur dhe e njehësuar e tëra me historinë e flamurit tonë.

Ne sot kemi flamurin tonë, i cili valëvitet dhe që është ngritur nga Ismail Qemali në mes të Vlorës dhe që i dha dinjitet, emër dhe shtet shqiptarëve. Dhe ky shtet sigurisht që pati në mbështetjen e ngritjes së tij vëllezërit tanë kosovar, Isa Boletinin me burrat e tij, të cilët siguruan rrugën e Ismail Qemalit për të ardhur në Vlorë dhe për të ngritur flamurin. E pra historia e Kryeministrit tonë që u çudita shumë që e donte Shqipërinë dhe e konsideronte Shqipërinë shtëpinë e tij duhet të kuptojë që si Shqipëria, si Kosova janë një, nuk mund të jenë veç. E pra kur Shqipëria dhe Kosova janë shtëpia jonë, unë nuk kam parë ndonjë njeri që t’ia falë tokat e tij dikujt tjetër dhe pikërisht aty ku ka lindur dhe është rritur dhe qetësohet Isa Boletini. Si mundet që Isa Boletini, njeriu i dytë pas Ismail Qemalit që ngritën flamurin në Vlorë të kalojë dhe eshtrat e tij të jenë në territor serb dhe të thuash që Shqipëria qenka shtëpia ime.”, tha Kryemadhi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kryemadhi akuza rames kryemadhi ne vlore monika kryemadhi kryemadhi akuza rames kryemadhi ne vlore monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 29 Shkurt 2020, 13:59

SHËNIM: Deri ku shkon fajësia e Henri Çilit?

Me bujë të pakuptueshme, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria po përhapin faktet për atë që tashmë po njihet si dosja e arrestimit të Henri Çilin apo e l...