Politike

‘Lali Erin e kemi porosi nga kryeministri’, Ahmetaj ‘zbulon’ pasardhësin e Ramës në PS: Të forcohet çik më shumë

29 Shkurt 2020, 14:56 Nga DOSJA
‘Lali Erin e kemi porosi nga kryeministri’, Ahmetaj

TIRANË– Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në fjalën e tij në Kongresin e PS, foli për ridnertimin e vendit pas tërmetit duke premtuar se ky proces do të sjell dhe një rritje ekonomike. Por ai gjatë deklaratës së tij nuk harroi që të bënte dhe disa batuta, ku një prej tyre ishte për Erion Veliajn. Sipas ministrit, Veliajn socialsitët duhet mos ta lodhinin, pasi e kishte porosi nga Kryeministri se sipas tij Lali Eri u duhej për të ardhmen.

Bashkisë së Tiranës ia kemi lënë 24 prillin jo më kot, se lali Erin e duam shumë dhe e kemi porosi nga kryeministri që mos ta lëmë pa gjumë siç rri edhe vetë dhe sic na lë ne, që të forcohet çik më shumë në të ardhmen. Lali Eri e kemi vërtet porosi, nuk kam c’të bëj, ti e di që unë jam shumë i kujdesshëm me porositë që lë kryeministri”, u shpreh Ahmetaj.

Me këtë deklaratë Ahmetaj shtoi edhe më shumë zërat se e ardhmja e Partisë Socialiste do jetë më Erion Veliajn në krye sapo Rama të largohet nga ai post.

Ditën e sotme Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e dytë të Kongresit. Punimet në Pallatin e Kongreseve nisën me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Kryeministri Edi Rama dha dy lajmë të rëndësishme. 1. Premtoi se në janar të vitit 2021 paga minimale do të shkojë deri më 30 mijë lekë të reja. 2. Do të lancohet një amnisti për emigrantët që të deklarojnë pasurinë që kanë vënë nga puna jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të mund ta deklarojnë në bankë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj erion veliaj kongresi i ps 2020 arben ahmetaj erion veliaj kongresi i ps 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Shkurt 2020, 13:59

SHËNIM: Deri ku shkon fajësia e Henri Çilit?

Me bujë të pakuptueshme, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria po përhapin faktet për atë që tashmë po njihet si dosja e arrestimit të Henri Çilin apo e l...