Politike

Manifestimi i 2 marsit, Rama i ironizoi nga Kongresi i PS-së, Presidenca: Do ketë vajza e gra kuqezi me mimoza në duar, mos m

29 Shkurt 2020, 13:35 Nga DOSJA
Manifestimi i 2 marsit, Rama i ironizoi nga Kongresi i PS-së, Presidenca:

TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi i është kundërpërgjigjur ngacmimeve të kryeministrit Edi Rama nga Kongresi i Partisë Socialiste.

Me anë të një statusi në Facebook, Blushi shkruan se kryeministri nuk do të ‘ngacmohet’ nga manifestimi i presidentit Ilir Meta dhe se godina e Kryeministrisë do të jetë e sigurtë.

“Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve. E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar. Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!,”-shkruan Blushi.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së, Rama e ironizoi manifestimin e kreut të shtetit duke e cilësuar si “besëlidhjen e dytë të Lezhës.”

Presidenti Ilir Meta prej ditësh ka publikuar datën se kur do mbahet manifestimi kundër asaj që e quan ‘grushti i shtetit’. Meta është shprehur se në 2 mars bashkë me qytetarët do çlirojnë institucionet që sipas tij kanë rënë.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kongresi i ps 2020 tedi blushi edi rama kongresi i ps 2020 tedi blushi

Sondazh

Poll