Politike

Cakaj në Kongresin e PS: Te hiqet menjëherë kufiri mes Kosovës e Shqipërisë

29 Shkurt 2020, 14:17 Nga DOSJA
Cakaj në Kongresin e PS: Te hiqet menjëherë kufiri mes

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka mbajtur dhe një fjalë. Në deklaratën e tij, Cakaj ka bërë thirrje për heqjen e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Këto deklarata Cakaj i ka bërë duke iu referuar procesit të ndërlidhjes së ballkanit perëndimor bazuar në katër liritë themelore të BE-së i cili pa dyshim duhet të rrëzojë kufijtë mes shqiptareve, që përbëjnë pothuajse gjysmën e popullsisë së Ballkanit Perëndimor e të zhbëjë kufirin mes Kosovës e Shqipërisë në veçanti. Cakaj nënvizon se kufiri mes dy vendeve nuk duhet të ekzistojë dhe duhet të hiqet menjëherë.

Ditën e sotme Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e dytë të Kongresit. Punimet në Pallatin e Kongreseve nisën me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Kryeministri Edi Rama dha dy lajmë të rëndësishme. 1. Premtoi se në janar të vitit 2021 paga minimale do të shkojë deri më 30 mijë lekë të reja. 2. Do të lancohet një amnisti për emigrantët që të deklarojnë pasurinë që kanë vënë nga puna jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të mund ta deklarojnë në bankë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj kongresi i ps 2020 kufiri kosove shqiperi gent cakaj kongresi i ps 2020 kufiri kosove shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 29 Shkurt 2020, 13:59

SHËNIM: Deri ku shkon fajësia e Henri Çilit?

Me bujë të pakuptueshme, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria po përhapin faktet për atë që tashmë po njihet si dosja e arrestimit të Henri Çilin apo e l...