Politike

Rama ka një lajm për emigrantët: Do bëjmë amnisti, do keni mundësi të legalizoni paratë e fituara

29 Shkurt 2020, 13:09 Nga DOSJA
Rama ka një lajm për emigrantët: Do bëjmë amnisti, do

TIRANË– Aministi për të gjithë emigrantët! Kryeministri Edi Rama bërë me dije se të gjithë emigrantët që nuk e kanë deklaruar pasuritë e tyre që kanë vënë jashtë Shqipërisë, do të kenë mundësi ta bëjnë.

Rama u shpreh se për një kohë të caktuar të gjithë do të kenë mundësi t’i legalizojnë paratë e tyre, nëse nuk e bëjnë brenda afatit sërish do të konsiderohen pjesë e KÇK-së. 

“Shumë njerëz janë shqetësuar nga OFL-ja sepse nuk e pranojnë se ky mbaron OFL-ja. Sa kursime emiograntësh rrinë nën jastëk dhe nuk hynë dot në bankë? Sa prej tyre mund t’i kapi ligji pavarësisht që s’kanë punë me të? Nuk mund të paguajmë për arsimit dhe vajzat që mësojnë të shohin jashtë shkolle, dhe të shohin në timon një injorant. Shqipëria nuk ka shumicë kriminelësh apo hajdutësh. Shqiptarët kanë punuar emigrant dhe kanë punuar si skellvër. Do të lancojmë një amnisti me afat të kufizuar që të gjithë të deklarojnë paratë dhe t’i fusin nëpër banka. Të gjithë ata që nuk i kanë paratë me krim. Po mbaroi afati pastaj je tek OFL-ja,”-tha Rama në fjalën e tij. 

Ditën e sotme Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e dytë të Kongresit. Punimet në Pallatin e Kongreseve nisën me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Kryeministri Edi Rama dha dy lajmë të rëndësishme. 1. Premtoi se në janar të vitit 2021 paga minimale do të shkojë deri më 30 mijë lekë të reja. 2. Do të lancohet një amnisti për emigrantët që të deklarojnë pasurinë që kanë vënë nga puna jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të mund ta deklarojnë në bankë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kongresi i ps 2020 edi rama kongresi i ps 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Shkurt 2020, 08:13

TIRANË– Sot Partia Socialiste po zhvillon ditën e dytë të Kongresit. Zhvillimet e ditës së dytë të socialistëve në Pallatin e Kongreseve kanë nisur me një ...