Politike

“Si ta pranonte Rama i dole nga vatha?”/ Do i lironte nipat nga burgu, ish-kryedemokrati i Gjirokastës Roland Bejko ka një

29 Shkurt 2020, 13:03 Nga DOSJA
“Si ta pranonte Rama i dole nga vatha?”/ Do i lironte nipat nga

GJIROKASTËR– Ish-kryetari i PD-së së Gjirokastrës, Roland Bejko, ka reaguar pas arrestimit të botuesit Henri Çili, i cili ishte përfshirë për lirimin e dy nipërve të tij, Arbjon dhe Alban Alikon.

Bejko u shpreh se e kishte paralajmëruar se një ditë do ta godisnin, pasi nuk mund t’ia falnin origjinën e tij, pasi sipas tij Çili vinte nga një provicë.

“Ti vjen nga periferia e provincës dhe ata nuk mund ta durojnë dot të bësh ato punë që për mirë apo për keq kanë qenë, janë, dhe do të jenë ekskluzivitete natyrale të elitës së Bllokut. Si mund të pranonte Rama t’i dilte nga vatha, ku u fut vet a e futi nevoja, këtë po, kurrë nuk e morëm vesh…,”-shprehet ndër të tjera ish-kryedemokrati i Gjirokastrës.

POSTIMI I PLOTË:

Déjà vu! I thoja shpesh, me kujdes se të urrejnë, dhe nëse je bërë kaq pa lejen e tyre do të godasin herët a vonë, por dhe nëse je bërë me bekimin e tyre, prapë do ta hash se nuk ta falin origjinën, as “kapardisjen”. Ti vjen nga periferia e provincës dhe ata nuk mund ta durojnë dot të bësh ato punë që për mirë apo për keq kanë qenë, janë, dhe do të jenë ekskluzivitete natyrale të elitës së Bllokut. Nuk blihet me para as dashuria, as miqësia, as respekti,as qëndrueshmëria, as mirënjohja, as partneriteti, as suksesi, as e shkuara dhe as e ardhmja. Çdo vlerë e blerë është e rreme. E njihte parimin e 4K-ve të cilat mendonte se i zotëronte, por ku të lënë ujqërit e vjetër avantazh se…, ato parime i kanë shpik për vete. Duke i paguar, mendonte se do ti zotëronte. Ata që pagun më shumë “të duan fort” kur të kanë pranë, por tregojnë barsoleta me ty sapo kthen shpinën. Kështu është kur injoron dhe lufton miqtë e vërtetë. Miqtë fallco në fund të lënë vetëm në rastin më të mirë, dhe në rastin më të keq, të japin një të shtyrë, fërkojnë duart e lëngëzojnë nga kënaqësia që “e hëngri provinciali, mirë ju bë”. Si mund të pranonte Rama t’i dilte nga vatha, ku u fut vet a e futi nevoja, këtë po, kurrë nuk e morëm vesh… Ju duket fatalitet? E thotë një miku im i mençur referuar Frojdit, mos haro nga vjen dhe cili ke qenë deri në moshën 3-5 vjeçare. Kjo është e vërteta e vetme në këtë rast, s’ka tjetër.

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 25 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit, por edhe përfshirje në trafikun e drogës, falsifikimin e monedhave. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi komunikonte me një nga të ndaluarit. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.

k.m/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrestohet henri cili roland bejko arrestohet henri cili roland bejko

Sondazh

Poll

Politike 29 Shkurt 2020, 08:13

TIRANË– Sot Partia Socialiste po zhvillon ditën e dytë të Kongresit. Zhvillimet e ditës së dytë të socialistëve në Pallatin e Kongreseve kanë nisur me një ...