Politike

Kongresi, kryeministri Edi Rama jep lajmin: Nga 1 janari 2021, rroga minimale do bëhet 300 mijë lekë

29 Shkurt 2020, 12:30 Nga DOSJA
Kongresi, kryeministri Edi Rama jep lajmin: Nga 1 janari 2021, rroga minimale do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kongresit të Partisë Socialiste ka dhënë lajmin se nga 1 janari i vitit 2021 rroga minimale do të shkojë në 30 mijë lekë të reja.

Në fjalën e tij nga Pallati i Kongreseve, kreu i qeverisë shpehur hapur ambicien e tij për fitoren e një mandati të tretë qeverisës, duke u thënë hapur socialistëve se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë me 800 mijë vota.

“Detyra jonë është që 2020 ta kthejmë në shembull qeverisës duke provuar se aty ku të tjerët panë fundin tonë për shkak të tërmetit, aty është burimi i forcës tonë.  Këtë pranverë do të propozojmë një plan të ri ekonomik dhe paga minimale do të jetë 300 mijë lekë,”-u shpreh Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Dua 800 mijë vota për PS në zgjedhjet e ardhshme. Në dy mandatet që kemi marrë kemi bërë më shumë reforma shtetbërëse se të gjitha qeveritë e mëparshme. Detyra jonë është ta mbyllim mandatin. Nëse në mandatin e parë hapëm themelet, në të dytin për të shtrirë. Kjo parti është shpirti patriotik o politikës shqiptare dhe fytyra europiane e shqipërisë. Kjo është e vetmja parti që nuk e ka cënuar interesin kombëtar. Është partia që ka arritur t’i japë tjetët dimension politikës së shqipërisë. Falë nesh Shqipëria është e vlerësuar dhe e respekuar. Detyra jonë është ta forcojmë edhe më tutje këtë përmasë. Jemi nxitës dhe udhëheqës së këtij procesi. Përmes këtij procesi fuqizohet pozicioni ynë. Në fuqizojmë kandidaturën tonë për të qënë anëtarë të BE. Nuk presim nga Europa asnjë dhuratë. Detyra jonë është ta bëjmë Europën këtu. Na i hapin sot apo jo negociatat, këtë e dinë të zotët e shtëpisë. Po të duan t’i hapin, kur të kenë nge do t’i hapin dhe faleminderit shumë. Ndërkohë pavarësisht se nuk na i kanë hapur kur na kanë thënë se do t’i hapin ne kemi vazhduar të punojmë si gjithmonë.  Detyra jonë është që 2020 ta kthejmë në shembull qeverisës duke provuar se aty ku të tjerët panë fundin tonë për shkak të tërmetit, aty është burimi i forcës tonë.  Këtë pranverë do të propozojmë një plan të ri ekonomik dhe paga minimale do të jetë 300 mijë lekë.

Ditën e sotme Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e dytë të Kongresit. Punimet në Pallatin e Kongreseve nisën me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Kryeministri Edi Rama dha dy lajmë të rëndësishme. 1. Premtoi se në janar të vitit 2021 paga minimale do të shkojë deri më 30 mijë lekë të reja. 2. Do të lancohet një amnisti për emigrantët që të deklarojnë pasurinë që kanë vënë nga puna jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të mund ta deklarojnë në bankë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kongresi i ps 2020 edi rama kongresi i ps 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Shkurt 2020, 08:13

TIRANË– Sot Partia Socialiste po zhvillon ditën e dytë të Kongresit. Zhvillimet e ditës së dytë të socialistëve në Pallatin e Kongreseve kanë nisur me një ...