Kongresi i PS-së/ Kryebashkiaku Erion Veliaj: Unë jam rritur në Qytet Studenti, krenar që…
29 Shkurt 2020, 10:45Nga DOSJA
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur për studentët në ditën e dytë të Kongresit të Partisë Socialiste. Edhe njëherë Veliaj ka rikthyer shpërndarjen e kartës së studentit, duke u shprehur se socialistët nuk i thonë “jo” punës.
“ 9/10 studentë qëndrojnë në Tiranë dhe krijojnë familje në Tiranë. Ishte habi sesi rektorët sapo morën pavarësinë morën tenderin për zyrat. Ne si socialist të mos gjejmë justifikime për punët e pabëra nga të tjerët dhe e bëjnë vetë. Unë në të dyja shkollat e mia, kartën e studentit e kam marrë nga Universiteti dhe jo nga Bashkia. Jam krenar që gjithë ata studentë janë bërë pjesë e strukturave të punës. Unë jam rritur në QS dhe studentët iu jepej mistria në dorë dhe e ndërtonte banesën vetë. Si fëmijë atëherë fashinohesha,”-tha Veliaj.
Ditën e sotme Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e dytë të Kongresit. Punimet në Pallatin e Kongreseve nisën me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Kryeministri Edi Rama dha dy lajmë të rëndësishme. 1. Premtoi se në janar të vitit 2021 paga minimale do të shkojë deri më 30 mijë lekë të reja. 2. Do të lancohet një amnisti për emigrantët që të deklarojnë pasurinë që kanë vënë nga puna jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të mund ta deklarojnë në bankë.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë me dije tre sfidat e reja të Policisë së Shtetit për të rritur sigurinë në vend.Pasi ka prezantuar të ...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka bërë një rezyme të qeverisjes së PS-së në ditën e dytë të Kongresit. Fillimisht Balla e ka nisur...
Politike29 Shkurt 2020, 08:13
TIRANË– Sot Partia Socialiste po zhvillon ditën e dytë të Kongresit. Zhvillimet e ditës së dytë të socialistëve në Pallatin e Kongreseve kanë nisur me një ...
TIRANË– Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi ka treguar një episod sherri që ka ndodhur mes saj dhe një kryetar i organizatës socialiste. E pranishme ...
TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini ka akuzuar për ngacmim seksual në mënyrë të tërthortë drejtuesit e emisionin “Stop”, Saimir Kodrën dhe Gent Zenela...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste ka treguar edhe se kush është njeriu i tij më i besuar mes kolegëve. Rama k...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gazmend Bardhi ka deklaruar se Partia Socialiste mbetet një parti e inkriminuar dhe e kriminalizuar,...
Politike28 Shkurt 2020, 18:30
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ngritur në piedestal bashkëshorten e tij, Linda Ramën. Teksa mbante fjalën në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, Ra...
TIRANË– Linda Rama, gruaja e kryeministrit Edi Rama ka rrëfyer një bizsedë që ka bërë me edukatoren e djalit të vogël, Zahos. Teksa mbante fjalën gjatë Kon...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me bashkëshorten e tij, Lindën menjëherë pas fjalës së saj në Kongresin e Partisë Socialiste.Rama tregoi ...