Politike

Arrestimi i Henri Çilit, presidenti Meta: S’do habitesha po të dëgjoni se Lubonja e Artur Zheji drejtojnë ‘Camorran’ d

29 Shkurt 2020, 11:46 Nga DOSJA
Arrestimi i Henri Çilit, presidenti Meta: S’do habitesha po të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar arrestimin e botuesit dhe njëkohësisht pronarit të UET-së, Henri Çilit. I pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme për shtyp, kreu i qeverisë u shpreh se e çdo person që ka probleme me ligjin duhet të dalë para drejtësisë.

Më tej, me ironi Meta u shpreh se nuk duhet të habiteshim edhe po të dëgjonim emrat e gazetarëve të tjerë të përfshirë me mafian italiane.

PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: A është Çili peshku i madh?

Ilir Meta: Cilido ka probleme me ligjin duhet të përballet para organeve të drejtësisë. Pavarësisht situatës ku ndodhemi. Nuk do të habitesha të dëgjoni se zoti Fatos Lubonja apo Artur Zheji u arrestuan sepse dyshohet se drejtojnë Camorran dhe Ndraghetan në Itali. Apo nuk do të habitesha po të dëgjoja se tek pallati ngjitur tek Presidenca ka dy persona me koronavirus.

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 25 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit, por edhe përfshirje në trafikun e drogës, falsifikimin e monedhave. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi komunikonte me një nga të ndaluarit. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrestohet henri cili henri cili ilir meta arrestohet henri cili henri cili ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 29 Shkurt 2020, 08:13

TIRANË– Sot Partia Socialiste po zhvillon ditën e dytë të Kongresit. Zhvillimet e ditës së dytë të socialistëve në Pallatin e Kongreseve kanë nisur me një ...

Politike 28 Shkurt 2020, 18:30

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ngritur në piedestal bashkëshorten e tij, Linda Ramën. Teksa mbante fjalën në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, Ra...