Politike

Ndryshimi i ligjit/ Presidenti Ilir Meta: Komisioni i Ligjeve mashtroi! Pyeta nga Helsinki deri tek SOROS. SHBA frikë për 2 ma

29 Shkurt 2020, 11:33 Nga DOSJA
Ndryshimi i ligjit/ Presidenti Ilir Meta: Komisioni i Ligjeve mashtroi! Pyeta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka nxjerrë ato që ai i quan fakte që provojnë grushtin e shtetit nga maxhoranca në adresë të kreu të shtetit dhe tentativës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në deklaratën e tij për shtyp, Meta u shpreh se Komisioni i Ligjeve ka mashtruar në raportin e përgatitur për votimin e dy ndryshimeve për emërimin e Gjykatës Kushtetese. Meta shton se ai ka pyetur vetë të gjithë organizatat që veprojnë në Shqipëri dhe përgjigjet nuk i rezultojnë ashtu siç i ka reflektuar maxhoranca. 

Më 12 shkurt 2020 ka miratuar ligjin për të ndryshuar formatin e betimit. Një ditë para votimit Presidenti kërkoi informacion pranë këtyre institucioneve. Helsinki i ka kthyer përgjigje Kuvendit. Ai ka parashtruar qartë kundërshtimet për këtë ligj, ka vlerësuar se betmi nuk mund të bëhet në formën të shkruar si një akt solemn që kërkon prezencën fizike para kreut të shtetit. Shkolla e Magjistraturës nuk e ka vlerësuar të shfaqë mendim lidhur me këto ndryshime. Kryetari i KED ka deklaruar se nuk ka pasur kërkesë ndaj tij, edhe këtu del një tjetër gënjeshtër. KLGJ informon se nuk i është kërkuar mendim për këtë ndryshim dhe nuk ka dhënë mendim. Prapë një gënjeshtër tjetër.Qendra Respulbika thotë se nuk i ka thyer asnjë përgjigje Kuvendit për shkak të ngarkesës, ndërsa fondacioni Sorros thotë se për shkak të pamundësisë për t’u përgjigjur nuk ka dërguar asnjë reagim për këto ndryshime. Komisioni i Ligjeve në raport rezulton se ka përcjellë një informacion të gënjeshtërt duke përmendur në raportin e tij, dy ligje“, u shpreh Meta. 

I pyetur nga gazetarët e pranishëm lidhur me paralajmërimin që Ambasada Amerika u bëri shtetasve të saj për të shmangur lëvizjet në 2 mars, kreu i shtetit siguroi se nk do të ndodhte asgjë. 

“Zero shqetësim, zero frikë për manifestimin më paqësor dhe kuq e zi më 2 mars. Të gjithë qytetarët që e ndjejnë se Kushtetuta duhet mbrojtur, duhet të vijnë. Nuk do të shihte ndonjë sekret i madh të them shumë europianë do të jenë, pasi shumë prej tyre kanë konfrmuar prezencën e tyre tek unë. 10 shqiptarë kanë mbërritur, ashtu si qendra të tjerë do të vijnë nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Alerti duhet të jetë vetëm për grupin puçist,’– tha Meta.

Numri një i shtetit gjithashtu ka komentuar edhe arrestimin e botuesit Henri Çili, për të cilin tha se çdo person me probleme me ligjin duhet që të përballet me drejtësinë. 

Presidenti Ilir Meta prej ditësh ka publikuar datën se kur do mbahet manifestimi kundër asaj që e quan ‘grushti i shtetit’. Meta është shprehur se në 2 mars bashkë me qytetarët do çlirojnë institucionet që sipas tij kanë rënë.

 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta komiteti i helsinkit tubimi ne 2 mars ilir meta komiteti i helsinkit tubimi ne 2 mars

Sondazh

Poll

Politike 29 Shkurt 2020, 08:13

TIRANË– Sot Partia Socialiste po zhvillon ditën e dytë të Kongresit. Zhvillimet e ditës së dytë të socialistëve në Pallatin e Kongreseve kanë nisur me një ...

Politike 28 Shkurt 2020, 18:30

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ngritur në piedestal bashkëshorten e tij, Linda Ramën. Teksa mbante fjalën në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, Ra...