Politike

‘S’kemi mbërritur aty ku duam’/Sandër Lleshaj prezanton 3 sfidat e reja të Policisë: OFL është dëshmi se jemi serio

29 Shkurt 2020, 10:40 Nga DOSJA
‘S’kemi mbërritur aty ku duam’/Sandër Lleshaj

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë me dije tre sfidat e reja të Policisë së Shtetit për të rritur sigurinë në vend.

Pasi ka prezantuar të tre pikat e reja të fokusit, Lleshaj është shprehur më tek se tanimë Shqipëria është bërë një vend më i sigurt po se ka ende shumë punë për t’u bërë.

“Kemi pastruar rrugët nga murtaja e basteve, ndaj Shqipëria ka parametra sigurie me mesataren europiane. Erdhën më shumë turistë. Nuk kemi mbërritur aty ku duam apo aty ku duhet. Do t’i thellojmë sukseset në fushat e rendit. Do t’i shkatërrojmë burimet e krimit të organizuar. Biznesi i ndërtuar mbi krim, dekurajon atë të ndershmin. Do shkatërrojmë biznesin kriminal e largojmë një virus të rrezikshëm. OFL është dëshmi se jemi seriozë. Tre sfida kemi: rrugë më të sigurta nga aksidenti, parandalim i dhunës në familje dhe afrimi i policisë së shtetit me komunitetin,”-u shpreh Lleshaj.  

Ditën e sotme Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e dytë të Kongresit. Punimet në Pallatin e Kongreseve nisën me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Kryeministri Edi Rama dha dy lajmë të rëndësishme. 1. Premtoi se në janar të vitit 2021 paga minimale do të shkojë deri më 30 mijë lekë të reja. 2. Do të lancohet një amnisti për emigrantët që të deklarojnë pasurinë që kanë vënë nga puna jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të mund ta deklarojnë në bankë.

 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kongresi i ps 2020 sander lleshaj sandër lleshaj në kongres kongresi i ps 2020 sander lleshaj sandër lleshaj në kongres

Sondazh

Poll

Politike 29 Shkurt 2020, 08:13

TIRANË– Sot Partia Socialiste po zhvillon ditën e dytë të Kongresit. Zhvillimet e ditës së dytë të socialistëve në Pallatin e Kongreseve kanë nisur me një ...

Politike 28 Shkurt 2020, 18:30

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ngritur në piedestal bashkëshorten e tij, Linda Ramën. Teksa mbante fjalën në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, Ra...