Bota

Krisje në qeverinë e Kosovës, anulohet mbledhja mes LVV e LDK-së, ka mospajtime për taksën ndaj mallrave serbe

28 Shkurt 2020, 21:18 Nga DOSJA
Krisje në qeverinë e Kosovës, anulohet mbledhja mes LVV e

KOSOVË– Krisje në koalicionin qeveritar të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë anuluar mbledhjen e Qeverisë, e cila ishte paralajmëruar se do të mbahej sot në orën 16:00.

Sipas mediave vendase, mbledhja nuk është mbajtur për shkak të dallimeve në qëndrime rreth heqjes së përkohëshme të taksës 100 për qind për mallrat serbe.

Zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës përfshirë edhe kryetarin Isa Mustafa janë shprehur pro heqjes së taksës, ndërsa nga ana tjetër Lëvizja Vetëvendosje në krye me kryeministrin Kurti, pavarësisht presionit dhe kërkesës së Washingtonit janë kundër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar dje se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat e që importohen nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hiqet taksa ndaj serbise kosove qeveria e kosoves hiqet taksa ndaj serbise kosove qeveria e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2020, 19:37

Koronavirusi/ Nis dizefektimi i rrugëve në Iran

IRAN- Ditën e sotme, zjarrëfikëset në Iran kanë dizenfektuar të gjitha rrugët e Ahvaz për shkak të përhapjes së sëmundjes së koronavurusit. Siç shihet ed...