Bota

Thaçi reagon për vendimin e Kurtit për taksën: Kokëfortë, po prish marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në

28 Shkurt 2020, 14:12 Nga DOSJA
Thaçi reagon për vendimin e Kurtit për taksën:

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas vendimit të Kryeministrit Albin Kurti për heqjen pjesore të taksës ndaj mallrave serbe. Në një reagim në Facebook, Thaçi shkruan se Kurti me vendimin që ka marrë ka treguar kokëfortësi. Më tej Presidenti shprehet se kreu i qeverisë po prish marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në.

Kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet tona speciale me SHBA-në. Mbetja në fuqi e tarifës është pengesë serioze dhe e pamundëson bashkëpunimin strategjik dhe investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë. Prandaj, nevoja që me urgjencë të merren vendimet e duhura ishte kërkesë dhe mesazh kryesor në takim me Sekretarin Pompeo dhe me Këshilltarin për Siguri Nacionale, O’Brien.

Edhe kërkesa ime e qartë si president për qeverinë, për spektrin politik dhe mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës është që pa humbur kohë të merren vendimet e duhura strategjike, të cilat i japin fund izolimit, i hapin mundësi dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe e forcojnë miqësinë e përhershme dhe bashkëpunimin strategjik me SHBA-në. Hezitimi eventual për vendime të shpejta, të mençura, të plota e jo të pjesshme është i panevojshëm, sepse këto vendime janë rruga e vetme për t’i arritur qëllimet tona shtetërore dhe strategjike”, shkruan Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti heq taksen 100% hashim thaci albin kurti albin kurti heq taksen 100% hashim thaci

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2020, 12:02

Presidenti Trump akuzon mediat për panik

SHBA– Ishte një dalje e pazakontë e Presidentit Donald Trump në sallën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, e dyta që kur ai erdhi në detyrë, për t’u tr...