Bota

Me rrufë dhe kollë, Papa Françesku ‘mbyllet’ në Vatikan dhe anulon takimet. Pasi u solidarizua me të prekurit nga Coron

28 Shkurt 2020, 14:55 Nga DOSJA
Me rrufë dhe kollë, Papa Françesku ‘mbyllet’

ITALI– Papa Françesku është detyruar të anulojë një takim të planifikuar në Romë me klerikë të tjerë pasi pësoi një ‘sëmundje të lehtë’. Vatikani tha se 83-vjeçari kishte një përkeqësim të vogël shëndetësor dhe nuk mund të merrte pjesë në një ngjarje në bazilikën e Shën Gjon Lateran në Romë.

Një zëdhënës tha se Papa Françesku preferoi të qëndronte brenda Vatikanit sesa të udhëtonte nëpër qytet. Nuk kishte asnjë fjalë nga Vatikani për natyrën e sëmundjes së tij, por Papa u pa duke u kollitur dhe fryrë hundën gjatë meshës.

Vetëm disa nga 12,000 besimtarët që kishin dalë në Sheshin e Shën Pjetrit kishin veshur maska ​​për fytyrën. Por, Papa Françesku nuk u nda nga shtrëngimi i duarve me anëtarët e kongregacionit dhe madje puthi disa nga fëmijët e pranishëm.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.814 të vdekur dhe mbi 82.777 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

 

Burimi:DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni coronavirusi ne itali papa françesku semuret papa francesku vatikan coronavirusi ne itali papa françesku semuret papa francesku vatikan

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2020, 12:02

Presidenti Trump akuzon mediat për panik

SHBA– Ishte një dalje e pazakontë e Presidentit Donald Trump në sallën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, e dyta që kur ai erdhi në detyrë, për t’u tr...