Bota

Organizat Botërorore e Shëndetit: COVID-19, është “rrezik global” por jo pandemi

28 Shkurt 2020, 17:58 Nga DOSJA
Organizat Botërorore e Shëndetit: COVID-19, është

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), në një koferencë për shtyp ka thënë se Coronavirus tani paraqet një rrezik “shumë të lartë” në “nivel global”. Ndërkohë që virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, organizata ka pasqyruar shkallën e krizës për të përmirësuar nivelin e kërcënimit që vjen nga COVID-19.

Megjithëse, shpërthimin i koronavirusit nuk e deklaruan si një pandemi, ata thanë se nuk e kanë nënvlerësuar rrezikun pasi ai është shumë i lartë.

“Nuk po e nënvlerësojmë rrezikun, kjo është arsyeja pse ne thamë që sot rreziku global është shumë i lartë. Deri më tani, sëmundja COVID-19, ka infektuar më shumë se 83,000 njerëz dhe ka shkaktuar të paktën 2.800 vdekje, me regjistrime të rasteve në gjithë botën.“- u tha gazetarëve në Gjenevë, lideri i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ndërsa Dr Michael Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit të Shëndetit të Emergjencave të OBSH-së, tha se shpërthimi nuk është një pandemi.

Një pandemi është një situatë unike për të cilën besojmë se të gjithë qytetarët në planet do të jenë të predispozuar ndaj një virusi brenda një periudhe kohe të caktuar. ‘Nëse kjo do të ishte, me siguri do ta kishim thirrur deri tani si një pandemi, por ajo që kemi parë nga ky virus është se me masat e përmbajtjes dhe një reagim të fortë të shëndetit publik, gjendja e  kësaj epidemie ose epidemie të shumëfishtë mund të ndryshohet në mënyrë të konsiderueshme“- ka thënë ai.

Po ashtu ai ka shtuar se qeveritë në të gjithë botën kanë marrë masat e duhura për parandalimin e virusit, duke shtuar se nuk merren masat do të kemi një të ardhme që suhet të durojmë pasojat

“Ama nëse ne nuk ndërmarrim veprime do të kem një të ardhme  që duhet ta durojmë dhe ta përjetojmë. Qeveritë në të gjithë botën kanë marrë një vendim drastik për të parandaluar dhe zvogëluar përhapjene  virusit”– është shprehur ai.

Burimi: Metro

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota organizata botërore e shëndetësisë organizata botërore e shëndetësisë

Sondazh

Poll