Bota

Kërcënoi vetëvrasje dhe preku zemrat e botës, familja e djalit me nanizëm bën gjestin e rrallë me paratë e mbledhura pë

28 Shkurt 2020, 14:00 Nga DOSJA
Kërcënoi vetëvrasje dhe preku zemrat e botës, familja e

AUSTRALI– Familja e Quaden Bayles ka nominuar gjashtë organizata bamirësie, të cilave do t’i dhurojnë paratë e mbledhura për djalin 9-vjeçar dhe udhëtimin e tij në Disneyland në SH.B.A.

Djali nëntë vjeçar nga Brisbane preku zemrat e botës pas një videoje prej gjashtë minutash të tij duke qarë dhe kërcënuar veten me vetëvrasje, nga një episod ngacmimi në shkollë. Videoja u postua në Facebook javën e kaluar nga nëna e tij, Yarraka.

Komediani amerikan Brad Williams, i cili ngriti një faqe GoFundMe më 21 shkurt, mblodhi më shumë se 700,000 dollarë me qëllim dërgimin e Quaden në Anaheim, California.

Por familja dëshiron dhe beson se paratë do të shpenzohen më mirë në mbështetje të atyre që preken nga bullizmi.

“Ne duam që paratë të shkojnë në organizatat e komunitetit që me të vërtetë kanë nevojë”, -pohoi Yarraka Bayles për NITV. “Pavarësisht se sa dëshirë kemi që të shkojmë në Disneyland, unë mendoj se komuniteti ynë do të përfitonte shumë nga kjo.”

Gjashtë organizatat e bamirësisë të emërtuara ishin Dwarfism Awareness Australia, Gallang Place, Dolly’s Dream and the Balunu Foundation në Australi dhe Born This Way Foundation dhe STOMP Out Bullying në SH.B.A.

Ata do të marrin 100,000 dollarë secila, me fondet e mbetura, Quaden do të mbulojë shpenzimet e nevojshme si “ndihmë të drejtpërdrejtë mjekësore, arsim, kostot e akomodimit, ushqim për familjen”, plus bamirësi të tjera që ai mund të zgjedhë më vonë.

Burimi: ABC

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota djali me nanizem familja e quaden bayles parate dhurohen per bamiresi quaden bayles djali me nanizem familja e quaden bayles parate dhurohen per bamiresi quaden bayles

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2020, 12:02

Presidenti Trump akuzon mediat për panik

SHBA– Ishte një dalje e pazakontë e Presidentit Donald Trump në sallën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, e dyta që kur ai erdhi në detyrë, për t’u tr...