Bota

Koronavirusi/ Nis dizefektimi i rrugëve në Iran

28 Shkurt 2020, 19:37 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Nis dizefektimi i rrugëve në Iran

IRAN- Ditën e sotme, zjarrëfikëset në Iran kanë dizenfektuar të gjitha rrugët e Ahvaz për shkak të përhapjes së sëmundjes së koronavurusit. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga mediat vendase, dizefektuesi që shpërndahet nga prek çdo cep të rrugës, po ashtu nëpër rrugë shihen dhe njerzit që kanë vënë maska mbrojtëse. Sipas mediave vendase këto masa po merren për të parandaluar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse.

Deri më tani në Iran kanë vdekur 34 njerëz dhe 388 janë diagnostikuar me sëmundjen e koronavirusit. Numri i të vdekurëve në Iran deri më tani është më i lasrti jashtë shtetit të Kinës, përfshirë edhe zyrtarë të lartë.

Përhapja bëri që autoritetet të heqin dorë nga lutjet e së Premtes në kryeqytetet e 23 provincave të Iranit, duke përfshirë Teheranin dhe qytetet e shenjta muslimane të Qom dhe Mashhad, si dhe disa zona të tjera të infektuara.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.814 të vdekur dhe mbi 82.777 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirus coronavirus

Sondazh

Poll