Bota

Kurti i dërgon ftesë me letër paraardhësit për takim, Haradinaj: Ishte për sy e faqe, ja përgjigjja që i ktheva

28 Shkurt 2020, 18:09 Nga DOSJA
Kurti i dërgon ftesë me letër paraardhësit për takim,

KOSOVË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot para mediave se ka marrë ftesë për takim nga pasardhësi i tij në detyrë, Albin Kurti. Sipas Haradinajt, Kurti i ka dërguar sot atij një letër urgjente për takim me pretendimin se do të flasë me të për tema me interes kombëtar.

“Z.Kurti sot më ka dërguar një letër, urgjent për parlament në takim. Dje ka dalë në konferencë për shtyp, ai sot më dërgon një letër më kërkon në takim me biseduar për tema të interesit nacional,”-është shprehur ish-kreu i AAK-së.

Mëgjithatë Haradinaj nuk është ‘lëkundur’ nga ftesa për “armëpushim” duke u shprehur se Kurti e ka thirrur në takim sa për “sy e faqe”.

“Unë i kam kthyer një letër atij, i kam treguar që jam i interesuar për të biseduar ju kam drejtuar disa herë publikisht, por, ju nuk keni gjetur kohë për një temë të cilën kam kontribuar dhe e keni marrë vendimin për takim sa për sy e faqe. Kjo gjë është më shumë se ofendim”, thotë ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti ramush haradinaj albin kurti ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2020, 12:02

Presidenti Trump akuzon mediat për panik

SHBA– Ishte një dalje e pazakontë e Presidentit Donald Trump në sallën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, e dyta që kur ai erdhi në detyrë, për t’u tr...