Bota

Miratohet propozimi i Albulena Haxhiut për Vetingun, ministrja: Do të kemi një sistem drejtësie të besueshëm e të pavarur

28 Shkurt 2020, 17:05 Nga DOSJA
Miratohet propozimi i Albulena Haxhiut për Vetingun, ministrja: Do të

KOSOVË– Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se është aprovuar themelimi i grupit të ekspertëve për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka deklaruar se me procesin e vettingut, do të ketë sistem drejtësie të besueshëm dhe të pavarur.

“Ky proces do t’ja kthejë paanshmërinë e barazinë drejtësisë e drejtësinë qytetarëve. Grupit të ekspertëve i uroj suksese dhe punë të mbarë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

POSTIMI I PLOTË I ALBULENA HAXHIUT:

Sot, në mbledhjen e Qeverisë u aprovua propozimi i Minstrisë së Drejtësisë për themelimin e grupit të ekspertëve për draftimin e skenarëve për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë. Ashtu siç kemi kërkuar dhe siç jemi zotuar para qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit së shpejti do të fillojmë me procesin e vetingut nga i cili proces do të dalim me sistem të drejtësisë kredibil, të besueshëm e të pavarur ashtu siç duhet ta ketë Republika jonë.  Ky proces do t’ja kthejë paanshmërinë e barazinë drejtësisë e drejtësinë qytetarëve. Grupit të ekspertëve i uroj suksese dhe punë të mbarë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albulena haxhiu vetingu në drejtesi albulena haxhiu vetingu në drejtesi

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2020, 12:02

Presidenti Trump akuzon mediat për panik

SHBA– Ishte një dalje e pazakontë e Presidentit Donald Trump në sallën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, e dyta që kur ai erdhi në detyrë, për t’u tr...